Anëtarja e LDK-së, Sibel Halimi ka treguar në emisionin dPt te Fidani në T7 arsyet pse ajo ka kandiduar për kryetare të komunës së Ferizajt.
Halimi është zyrtarizuar si kandidate pasi aderoi disa muaj më parë në këtë subjekt. Afrimin e saj në parti e zyrtarizoi kryetari Lumir Abdixhiku.
Ajo ka thënë se është dashuria për qytetin e lindjes e cila e ka shtyrë që të kandidojë për kryetare.
“Është qytet që e meriton që ti ndërtohet një program për ata njerëz të entuziazmuar për të ardhmen e tyre. Do të përpiqem për një Ferizaj ndryshe i cili do të ndërtohet mbi një sintetizim dhe dashuri të madhe që e kam për Ferizajn”, tha ajo.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Kryetar aktual i Ferizajt është Agim Aliu nga PDK, i cili do të kandidojë edhe për një mandat. Ndërkohë VV nuk e ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë në asnjë komunë.
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...