Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 13 pacientë me COVID-19, ku 6 prej tyre janë në oksigjenoterapi.Sipas një njoftimi nga ky spital, thuhet se gjatë vikendit ka pasur një fluks rekord të pacientëve në marrjen e shërbimeve emergjente.
“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte: 1,748 Vizita Specialistike; 82 Pranime; 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht; 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza; 10 Operacione dhe 95 Hemodijaliza”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte:
– 1,748 Vizita Specialistike;
– 82 Pranime;
– 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht;
– 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza;
– 10 Operacione;
– 95 Hemodijaliza;
– Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza;
– Shërbime Radiologjike:
263 Rëntgena,
146 Ultrazëra,
32 CT-ja, 1 Mamograf.
– Procedura fiziatrike: 28
– 13 pacientë të shtrirë me Covid 19;
– 6 pacientë në Oksigjenoterapi./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...