Një grua e re e cila ka qenë shtatzënë është njëra prej tre viktimave që vdiq nga koronavirusi në Kumanovë.
Ajo ka vdekur në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, ndërsa paraprakisht ka lindur me lindje cezariane dhe foshnja është në inkubator.
Gruaja ka qenë në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe para dhjetë ditësh ka kërkuar ndihmë në repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Një ditë ka ardhur në spitalin ditor dhe tërë ditën ka qëndruar në spital dhe pasi që iu është keqësuar gjendja është dërguar në Klinikën infektive në Shkup.
Gruaja ka qenë pa komorbiditete, ndërsa është infektuar me Kovid 19 në dasëm.
Kanë vdekur edhe dy gra tjera nga Kumanova të moshës 49 dhe 74 vjec. Pacientja më e moshuar ka vdekur në Spitalin e Kumanovës./lajm/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...