Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e vaksinimeve të kryera deri më tani në vend.
Ditën e sotme, janë kryer në të gjithë territorin, 8.735 vaksinime. Ndërsa në total, që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, janë regjistruar 1.256.940 persona të infektuar. Kujtojmë se muaji gusht, është cilësuar si muaj i hapur, kush cilido që është mbi 18 vjeç, mund të paraqitet me mjet identifikimi dhe të kryejë vaksinat.
Në Shqipëria aktualisht po përdoren 4 lloje vaksinash, AstraZeneca, Pfizer, Sputnik V dhe Sinovac.
Ekspertët thonë se vaksinat mbrojnë nga virusi dhe variantet apo mutacionet që mund të dalin prej tyre, andaj ato kanë apeluar qytetarët që të vaksinohen, për të mbrojtur shëndetin e tyre, por edhe të të afërmve.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...