Prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave.
“Ne jemi të kënaqur që vaksina jonë kundër COVID-19 ka treguar efikasitet të qëndrueshëm. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se varianti Delta është një kërcënim domethënës. Pra, ne duhet të jemi vigjilentë”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel.
Bancel deklaroi se vaksina e tyre ende siguron 93 për qind mbrojtje edhe gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë.
Prodhuesi tjetër i vaksinave, Pfizer-BioNTech, bëri një njoftim të ngjashëm javën e kaluar, duke thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë 91 për qind mbrojtëse gjashtë muaj pas dozës së dytë.
Vaksina Moderna u autorizua për përdorim urgjent tek të rriturit në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2020 dhe që atëherë ka marrë miratimin e përdorimit urgjent ose të kushtëzuar për të rriturit në më shumë se 50 vende./tch
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...