Kosovare Asllani do ta kërkojë nesër medaljen e artë në futboll me Suedinë në Olimpiadën e Tokios. Ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë olimpike
Kosova i siguroi dy medalje të arta në Olimpiadën e Tokios përmes xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Mirëpo, një tjetër medalje në “Tokyo 2020” do ta fitojë gjithsesi edhe një sportiste kosovare, ani pse e përfaqëson një vend tjetër, shkruan Gazeta Express.
Bëhet fjalë për futbollisten Kosovare Asllani, e cila është duke e përfaqësuar Suedinë në Lojërat Olimpike. Suedezet janë kualifikuar në finale të Olimpiadës në futboll, që nënkupton se Kosovarja me shoqe e kanë siguruar tashmë medaljen e argjendtë.
Ndërkaq, futbollistja e lindur dhe e rritur në Suedi do ta kërkojë nesër medaljen e artë. Suedezet do të luajnë në finalen e madhe me Kanadanë, në ndeshjen që do të luhet nga ora 04:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale.
Pra, edhe Kosova do të ketë hise në këtë sukses të sportistes kosovare, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierë. Kohë pas kohe, futbollistja e Real Madridit nuk ka hezituar ta formojë shqiponjën dykrenore kur ka shënuar gola për Suedinë, duke e konfirmuar kështu afërsinë që e ka për vendin e prindërve të saj, të cilin e ka në zemër.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...