Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”.
Meta argumenton se akti cënon Kushtetutën, ndarjen dhe balancimin e pushtetit, shtetin e së drejtës dhe parimin e proporcionalitetit.
“Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik. Ndryshimet e miratuara, rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB. Ndryshimet e miratuara, sjellin rrezik për mosrespektimin e disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.Nuk justifikohet as me “nevojën” dhe as me “urgjencën” Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave”, thuhet më tej në argumentet e Presidentit.
Dekreti
D e k r e t o j:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...
“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë ...
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...