Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se aktualisht janë të shtrirë 107 pacientë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se dy prej pacientëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“107 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 64 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 72 me oksigjeno-terapi, 2 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në raport.
Më tej, ShSKUK bën të ditur se në QKUK janë 70 pacientë më COVID-19.
“Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 31 prej tyre Covid-19 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 36 pacientë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 18 me oksigjeno-terapi”, vijon njoftimi.
– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
– Spitali i Pejës, 13 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
/arbresh.info/
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...