Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer hetime lidhur me shkaqet e përhapjes së zjarreve në disa pjesë të Kosovës.
Sipas një komunikate të PK-së, të gjithë personat e dyshuar që më qëllim apo nga pakujdesia e tyre kanë shkaktuar zjarret do të përballen me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu policia thotë se me kapacitet të plota është duke angazhuar në zonat ku ka zjarre në shuarjen e tyre.
“Policia e Kosovës me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...