Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë kërkesë zyrtare te kryeministri Kurti, që 26 korriku të shpallet si datë përkujtimore për policët që kanë humbur jetën gjatë detyrës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pllaka përkujtimore që u zbulua sot në nderim të 21 policëve të rënë do të qëndrojë gjithmonë aty.
Postimi i plotë:
Përkundër që gjendem në Kroaci me bashkatdhetarët tanë që kanë pësuar nga aksidenti, në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të 21 zyrtarëve policor të rënë në kryerje të detyrës.
21 zyrtarë policor, kanë rënë për të mbrojtur shtetin tonë, dinjitetin shtetëror dhe vlerat demokratike të shoqërisë sonë. Sot, ne përkujtojmë policët tanë të cilët ranë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Pllaka që u zbulua nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Drejtori i Policisë me 21 emrat e heronjve tanë të gdhendur në të, do të qëndrojë përgjithmonë aty, në oborrin e institucioneve tona.
Ne e kemi obligim institucional e moral, shoqërorë e shtetërorë, individual e kolektiv, që t’i nderojmë policët e rënë me konsideratat më të larta shtetërore. Vetëm duke i nderuar ata, ne nderojmë vetveten!
Unë, si Ministër do të angazhohem më të gjitha kapacitete e mia, që Policia e Kosovës të jetë edhe më profesionale, me integritet të lartë dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve, e krahasuar me vendet e botës demokratike.
Kam nderin të bëjë publike kërkesën time zyrtare tek Kryeministri z.Albin Kurti, që datën 26 korrik ta shpallim edhe me ligj të Republikës së Kosovës si datë përkujtimore për policët e rënë në kryerjen e detyrës, e ku çdo vit, do të kujtohen me nderimet më të larta shtetërore./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike