Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në Lipjan është arrestuar një person pasi që ky i fundit ka goditur me shufër metalike një person tjetër pas një mosmarrëveshje, shkruan arbresh.info.
Viktima pas goditjes ka pësuar lëndime trupore ku më pas është trajtuar në QKUK.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan, 26.07.2021 – 01:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti kishte një mosmarrëveshje të mëhershme me viktimën mashkull kosovar të cilin e ka goditur me shufër metalike duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...