Shteti Victoria i Australisë nga dita e sotme do t’i largojë disa nga masat të marra për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ndërsa Uellsi Jugor po përballet me kufizime të reja pas rritjes së rasteve me virus.
Rreth 26 milionë banorë në Australi kanë qenë të bllokuar javëve të fundi pasi varianti i ri infektues DELTA ka filluar të përhapet në Sidneit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Uellsi Jugor janë shënuar 172 raste të reja me COVID-19. Deri më tani vetëm 13% e popullsisë së shtetit janë vaksinuar plotësisht në tërë vendin, raporton Reuters.
Shteti Victoria tha se shumica e kufizimeve të vendosura më 15 korrik do të hiqen pasi regjistruan vetëm 10 infeksione të njerëzve tashmë në karantinë, ndërsa edhe Australia e Jugut do të heqë karantinimin pasi që brenda 24 orëve nuk ka shënuar asnjë rast të ri me COVID-19.
Australia u ka kërkuar njerëzve që të marrin vaksinën AstraZeneca pasi që janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë furnizimi të mjaftueshme edhe të vaksinës Pfizer.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...