Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka përgëzuar xhudistët kosovare për suksesin e madh të arritur në lojërat olimpike në Tokio.
Ajo në një postim në Twitter ka përgëzuar xhudistët Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për performancën e treguar.
“Duke luftuar si vajza. Vajzat e arta të Kosovës”, ka shkruar Nagavci.
Të shtunën Distria Krasniqi mori të artën në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa këtë sukses sot e arriti edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...