Mediumi kroat Dnevik.hr ka rikonstruktuar në një farë forme aksidentin në Slavonski Brod me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.
Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.
Bazuar në po këtë ilustrim, pasi kaloi në zonën me bar, autobusi i pasagjerëve u përmbys në anën e tij, për të parë videon klikoni këtu.
Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë pësuar lëndime pas përplasjes së autobusit në Kroaci.
Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.
https://dnevnik.hr/vijesti/crna-kronika/rekonstruirali-smo-stravicnu-nesrecu-na-a3—660708.html

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...