Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur në Kroaci ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova.
Në këtë aksident ku dyshohet se kanë vdekur 10 persona, Pacolli ka shprehur ngushëllime për të vdekurit, ndërsa ka uruar shërim për të lënduarit.
“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku