Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e së shtunës në Tiranë si pasojë e një përplasje të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tij.
Nga të dhënat e para mësohet se mes personave ka pasur një konflikt verbal në fillim për shkak të gërvishtjes së makinave që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./ A2 CNN/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë