Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava përmes një postimi në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në Facebook ka përshëndetur fitoren e xhudistës kosovare, Distria Krasniqi.
“Distria, sot na bëri krenarë me rangimin në vendin e parë, duke ngritur lartë para tërë botës flamurin tonë, dhe duke prezantuar në formën më të mirë rezultatet e sportistëve të Kosovës”, ka thënë Tërnava, transmeton arbresh.info
Tutje Tërnava ka thënë se sportistët tanë ka kohë që janë kthyer në ambasadorët më dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
“Sportistët tanë, duke na përfaqësuar me krenari e dinjitet, ka kohë që janë kthyer në ambasadorët më dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, thuhet tutje në postim
Postimi i plotë:
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...