Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet në parandalim të aksidenteve në komunikacion .
Gjatë ditës së sotme, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka nisur kontrollimin e komunikacionit , përmes dronit të policisë.
“Vetëm gjatë muajit qershor 2021, policia ka hequr/konfiskuar 116 patentë shoferë, ndërsa nga 01.07-20.07.2021 janë hequr/konfiskuar 47 patentë shoferë , ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë bërë kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
Policia ka theksuar se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025