Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Njëra ka ndodhur në Prishtinë, e tjetra në Kamenicë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 23:00.
“Prishtinë, 20.07.2021 – 23:05. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Edhe në Kamenicë është gjetur i vdekur një person. Ai është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku ëhstë konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
“Kamenicë, 20.07.2021 . Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar Policia.
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...