Padi për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve. 162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore ‘GUXO’, padisin në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.
Ata thonë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme.
Çështja e patronazhistëve u zbulua nga mediat përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.
SPAK nisi një hetim paraprak për këtë çështje, ku u kërkua sekuestrimi i serverave të blogut Lapsi, si dhe u morën në pyetje gazetarët, por dosja nuk u trajtua asnjëherë si krim zgjedhor.
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm