Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se nga nesër (e martë), muzika në lokale dhe klube do të lejohet deri në orën 23:00.
Shtyrja me një orë vjen pas protestës së një numri të lokaleve përgjatë Lungomares në Vlorë dhe në Shëngjin.
Po ashtu, Rama ka njoftuar se muzika do të lejohet përgjatë gjithë natës vetëm në ato pika që janë larg zonave të banuara.
“Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23:00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...