Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se e vetmja pandemi që kemi është midis personave të pa-vaksinuar, raporton AP.
“Shikoni, pandemia e vetme që kemi është midis të pa-vaksinuarve”, tha Biden të premten, duke përsëritur komentet e bëra më herët gjatë ditës nga Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Katër shtete në SHBA me norma të ulëta vaksinimi përbënin 40 për qind të rasteve të reja javën e kaluar, dhe gati gjysma e tyre vinin vetëm nga Florida.
Ndryshe, bazuar në të dhënat e Worldometer, SHBA-ja ka regjistruar deri më tani 34.9 milionë raste me coronavirus, derisa numri i viktimave u rrit në 624 mijë.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...