Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KSH), për vonesen në akreditimin dhe ri-akreditimin e disa programeve në universitet publike në Kosovë.
Bajrami tha se kjo është hera e parë që në muajin korrik nuk është hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj.
“Është hera e parë që në muajin korrik nuk ka konkurs për pranim të studentëve në universitetet publike. Anëtarët e KSHC-së me procedurë urgjente i pat miratuar shumica parlamentare me 17 qershor. Ata patë deklaruar se mungesa e kuorumit në KSHC e paralizon sistemin e arsimit publik. Ajo çfarë kemi lexuar në media është se janë bllokuar 94 programe në UP dhe po aq programe në universitet e tjera publike. Kjo zvarritje në KSHC i ka paralizuar universitete publike që nuk po munden që të regjistrojnë studentë të rinj”, deklaroi ajo.
Sipas Bajramit është e qëllimshme, për të favorizuar universitetet private karshi atyre publike.
“KSHC dhe të dërguarit e juaj në këtë Këshill me qëllim e kanë bllokuar vendimmarrjen në këtë institucion vital të shtetit për të favorizuar universitet private në kurriz të universiteteve publike. Jo vetëm që është e jashtëligjshme por është edhe e rrezikshme”, ka thënë Bajrami./arbresh.info/
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...