Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në fshatin Studençan të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se sipas informatave të para ai është gjetur i varur në litar.
“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00. Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar”, deklaroi ai.
Osmanollaj tha se Prokuroria e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...