Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet në lidhje me rastet e helmimeve në Deçan, me ç’rast ka lëshuar edhe një urdhër për intervistim të disa personave.
Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se Kryeprokurori i kësaj prokurorie ka caktuar dy prokurorë për këtë çështje.
“Si urdhëresë e parë ka qenë të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes si dhe sigurimi i videokamerave nga kamerat e sigurisë në atë rajon dhe pista të tjera të hetimit dhe gjithashtu të bëhet intevistimi i zyrtarëve të kompanisë ‘Hidrodrini’, zyrtarëve të mjekësisë familjare në Deçan dhe personave të tjerë që kanë qenë pjesë e hetimit”, ka thënë Nikqi, shkruan Klankosova.tv
Ai nuk dha ndonjë shifër se sa persona do të intervistohen nga kjo prokurori, pasi sipas tij janë të dhëna konfidenciale, por që tha se intervistimi ka filluar.
Nikqi tha se dy prokurorë dhe institucionet përkatëse në koordinim me policinë janë duke punuar në terren dhe në vazhdimësi ka veprime hetimore që priten të nxirren në vendin e ngjarjes.
Për fotografinë e publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme në të cilën pretendohet se shihen dy serbë të dyshuar rreth rastit të helmimit të ujit, Nikqi tha se nuk e ka autorizimin të flasë në lidhje me këtë çështje.
Komuna e Decanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e helmimeve.
Deri tash në Deçan janë regjistruar mbi 1500 persona që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për shkak të helmimit.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...