Në Hagë ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, theksoi se mbrojtjes i duhet ende kohë që të përgatitet për procesin gjyqësor ndërsa shtoi se nuk po e vonojnë qëllimisht kalimin në atë proces.
“Do të na duhet edhe pak më shumë kohë që të kalojmë në procesin gjyqësor. Ne nuk kërkojmë që ta vonojmë procesin. Po bëhen 10 muaj që zotëri Haradinaj ndodhet në paraburgim”, tha Cadman.
Ai tha se Nasim Haradinaj mezi po pret që të nis gjykimi.
“Ai mezi po pret që gjërat të ecin përpara”, pohoi Cadman.
Që të dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen nga Specialja për pengim të drejtësisë dhe të njëjtit janë arrestuar në fund të vitit të kaluar./klankosova.tv/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...