Arrestohet pasi e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale duke e sulmuar fizikisht

09:51 | 14 Korrik 2021
A Z

Një person është arrestuar ne Fushë Kosovë të hënën, për shkak se i njëjti duke e sulmuar fizikisht një grua e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i PK-së

“Fushë Kosovë 12.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke e sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Të ngjashme