Një mashkull kosovar është arrestuar , për dyshime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, Vitomiricë të Pejës.
Pas bastisjes së zyrës së të dyshuarit, si dëshmi i janë sekuestruar dokumentet që i kishte falsifikuar.
I dyshuari pas intervistimit nga policia me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Vitomiricë, Pejë 11.10.2018 & 04.04.2019 – NN. Me 13.07.2021 pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat e lartë cekura, duke iu mundësuar në mënyrë të kundër ligjshme dy të dyshuarve tjerë të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Nga zyra e të dyshuarit si dëshmi janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullte./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...