Skuadra kroate e Dinamo Zagrebit, ku luajnë Arian Ademi dhe Lirim Kastrati, shënoi fitore 2-0 në transfertë dhe me 5-2 eliminoi skuadrën e Vallurit. Tani në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, skuadra kroate do të përballet me Omonian.
Rezultatin e hapi Luka Ivanishec në minutën e 31, ndërsa Valur nuk shfrytëzoi disa raste ideale për të barazuar shifrat e takimit, andaj Miroslav Orshiç konfirmoi fitoren me golin e dytë në rrjetën e Valurit.
Arian Ademi ishte në terren plot 90 minuta dhe nuk arriti që të shënojë gol, pasi që në takimin e parë , në Zagreb, ishte autor I 2 golave , por humbi edhe penallti. Ndërkohë Lirim Kastrati erdhi në lojë në minutën e 71-të, duke asistuar në golin e dytë për Dinamon, që e realizoi Orsiç.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje