Shasha për Malcolm Simmons: Ka dështuar në çdo mundësi për të vërtetuar akuzat e tij

11:18 | 13 Korrik 2021
A Z

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka deklaruar se habitet se si Kuvendi i Kosovës i jep hapësirë “fushatës dezinformuese” të ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Mirëpo, kësaj deklarata i është përgjigjur vetë Simmons duke thënë se dokumentet dhe email-at janë aty për t’i parë.

“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe shtetet anëtarë gjatë hetimit publik. Email-at dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons në Twitter.

E për këtë ka reaguar Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK).

Shasha thotë se, Simmons ka humbur çdo betejë ligjore dhe pas shkarkimit nga EULEX, z. Simmons nuk është pranuar më të shërbej si gjykatës as në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tij, është fatkeqësi që në Kosovë ai ka gjetur disa mbështetësit që ndajnë qëllimin e njëjtë.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Do te thote z. Simmons ka humbur cdo beteje ligjore para institucioneve te BE-se dhe para institucioneve te vendit nga i cili vjen – Mbreterise se Bashkuar.

Leje qe ka humbur cdo beteje ligjore, por pas shkarkimit nga EULEX, z. Simmons nuk eshte pranuar me te sherbej si gjykates as ne Mbreterine e Bashkuar.

Sa i perket akuzave te z. Simmons eshte ngritur nje panel i pavarur i kryesuar nga ish gjykates i Gjykates Evropiane te Drejtesise. Edhe ne kete rast z. Simmons ka deshtuar te ofroj cfaredo deshmie per te mbeshtetuar pretendimet e tij.

Me fjale te tjera z. Simmona ka deshtuar ne cdo mundesi per te vertetuar akuzat e tij.

Ne kete kontekst, deklaratat e z. Simmons duhet pare per ate cfare jane: pjese e fushates dezinformuese qe ka per qellim sabotimin e sundimit te ligjit ne Kosove. Eshte fatkeqesi qe ne Kosove ai ka gjetur disa mbeshtetesit qe ndajne qellimin e njejet./arbresh.info/

Të ngjashme