“Ekipi mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit në Probishtip, këtë mëngjes e ka filluar vaksinimin në fshatin Tursko Rudari. Shtëpia e Shëndetit në Vallandovë e ka filluar vaksinimin në Çalakli. Interesimi i qytetarëve është i madh, ndërsa procesi zhvillohet shkëlqyeshëm”.
Këtë e ka shkruar në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili informon se sot ka filluar vaksinimi në terren dhe pa termin, kundër COVID-19.
Ai ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, ndërsa thotë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase.
“Procesi i vaksinimit në terren do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Ekipet mjekësore do të vizitojnë çdo fshat, vend rural dhe lagje”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...