Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, nderoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës duke e cilësuar si tragjedia më e madhe humanitare që ndodhi në territorin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai në mesazhin e tij në Twitter tha se sot shënohet 26-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, të cilën ai e quajti një njollë të errët në historinë e njerëzimit.
Ai dërgoi mesazh ngushëllimi për viktimat dhe mesazh mbështetje për familjet e viktimave dhe të gjithë boshnjakët.
“Gjenocidin në Srebrenicë, ne nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë”, shkroi Çavuşoğlu në një fotografi që e postoi gjithashtu në Twitter.
Në varrezën e Qendrës Memoriale Potoçari-Srebrenicë, sot do të falet namazi kolektiv i xhenazes dhe do të bëhet varrimi i mbetjeve mortore të 19 viktimave të gjenocidit.
Deri më tani janë varrosur 6.652 viktima të gjenocidit të kryer në korrik 1995 në Qendrën Memoriale Potoçari-Srebrenicë, ndërsa 237 viktima të tjera të gjenocidit janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirave të familjeve të viktimave. Kërkimet vazhdojnë për më shumë se 1.000 viktima të gjenocidit,transmeton Anadolu Agency.
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...