Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, pas diskutimit që pati në panelin e tryezës së rrumbullakët në Athinë, që në ditën e dytë kishte për temë rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore.
Zëvëndëspresidenti Schinas e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe e siguroi për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit.
Kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe e njoftoi zëvëndëspresidentin Schinas për punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ringjalljen ekonomike pas pandemisë, zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe luftimin e krimit e korrupsionit.
Kryeministri Kurti dhe zëvëndëspresidenti Schinas diskutuan për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, për migrimin e zhvillime të tjera në nivel global./arbresh.info/

Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës