Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, priti në takim Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.
Gjatë takimit, Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Selmani, falënderoi Atashejen, Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës në fushën e trajnimeve, trajnime këto të cilat dita ditës po ndikojnë në rritjen e profesionalizmit të SHKK-së.
ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt./arbresh.info
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”