Valbon Krasniqi u vaksinua me AstraZeneca ndaj COVID-19

14:24 | 9 Korrik 2021
A Z

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, gjatë ditës së djeshme u vaksinua ndaj COVID-19.

Kraniqi u vaksinua me AstraZeneca teksa besohet se dozën e parë të kurës ndaj koronavirusit e mori në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë: 

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me drejtuesit e klinikave COVID në Qendrën Klinike Universitare, pritën në takim anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës, me të cilët diskutuan për zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në institucionet shëndetësore.
Për ta bërë më të lehtë ballafaqimin me situata të tilla epidemilogjike në të ardhmën, para deputetëve profesionistët shëndetësorë ofruan sugjerimet dhe paraqitën kërkesat e tyre, ndërsa theksuan nevojën që ato të inkorporohen me rastin e hartimit të ligjit të ri për sëmundjet ngjitëse.
Duke falënderuar stafin shëndetësor për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi vlerësuan domosodshmërinë e një mendimi nga profesionistët shëndetësorë, për ta bërë ligjin e ri më të mirë dhe më lehtë të zbatueshëm./arbresh.info/