Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron botën se vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar pandeminë.
Theksohet se varianti Delta është përhapur tashmë në 104 vende të botës, OBSH bëri thirrje për kujdes ekstrem sa i përket heqjes së kufizimeve, ose në të kundërtën do të ketë pasoja.
“U kërkojmë qeverive të tregojnë kujdes maksimal në këtë moment; të mos humbin progresin e shënuar deri më tani, e të rihapin vendet me shumë kujdes. Shpresoj që në kontinentin europian të mos shohim sërish tejmbushje të spitaleve; po kjo edhe mund të ndodhë. Ky virus po evoluon, ky virus po ndryshon dhe ne duhet të tregojmë shumë-shumë kujdes. Ideja se kur jemi të mbrojtur mund t’i rikthehemi jetën normale është shumë e rrezikshme në botë, por edhe në Europë”, u shpreh Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH./express/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...