Ishte ekstraduar në Gjermani, gazetari turk sulmohet në oborrin e shtëpisë

20:05 | 8 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Gazetari turk i ekstraduar në Gjermani, Erk Acarer , kundërshtar i deklaruar i Presidentit Rexhep Taip Erdogan u sulmua dhe u plagos jashtë shtëpisë së, të mërkurën në mbrëmje, sipas njoftimit që bëri sot policia.

Gazetari 48-vjeçar, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin për sulmin që iu bë në oborrin e shtëpisë.

Sipas postimit në Twitter, gazetari pretendon se është sulmuar nga militantët e partisë së presidentit turk, AKP.

“Acarer u sulmua nga tre burra në oborrin e banesës”, tha policia e Berlinit në një deklaratë.

Gazetari u dërgua në spital me dëmtime në kokë. Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ai tha se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se do të kthehet së shpejti në shtëpi.