Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pa vaksinimin e fëmijëve nuk mund të krijohet imuniteti kolektiv dhe pikërisht për këtë shkak u soll vendimi që të rekomandohet vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12-16 vjet.
Megjithatë, vaksinimi nuk do të jetë i obligueshëm dhe çdo prindër do të vendosë nëse do ta vaksinojë fëmijën ose jo.
Momentalisht lejohet vaksinimi i fëmijëve vetëm me vaksinën “Pfizer”, ndërsa përvojat e shteteve tjera tregojnë se pikërisht të rinjtë më së shumti preken nga lloji delta i coronavirusit.
Opozita maqedonase kërkoi vendosjen e kontrollit në kufi dhe përshpejtim të procesit të vaksinimit. OBRM-PDUKM propozon paketë me 15 masa për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Mjekët deklarojnë se e vetmja mënyrë për luftimin e korrupsionit është vaksinimi masiv, ndërsa vaksina mbron nga mutacionet e reja dhe pasojat e mëdha.
KSI ende vazhdon ta analizojë gjendjen në Maqedoni pas zbulimit të pacientëve me llojin delta të coronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësorë thonë se deri në fund të javës do të dihet nëse do të kërkohen masa kufizuese në vendkalimet kufitare./Telegrafi/
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...