Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti do të jetë sot me diell. Për çka i’u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga ora 09:00 deri në 17:00 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit. Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran