Mehaj në konferencën me Clark: Synimi i FSK-së anëtarësimi në NATO

11:32 | 7 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se ka vendosur që qendrën e studimeve universitare  të FSK-së ta emëroj me emrin e gjenialit Wesley Clark.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë si shenjë falënderimi për kontributin e tij të dhënë për çlirimin e Kosovës.

“Sot në shenjë falënderimi për kontribut e dhënë kam vendosur që Qendrën Universitare të studimëve të FSK-së, ta emëroj me emrin e gjeneralit Wesley Clark. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë, tha Mehaj, raporton arbresh.info.

Mehaj në konferencën pe përbashkët për medie tha se synimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO

“Gjenerla Clark ka rol kyç në çlirimin e Kosovës. E informova gjeneralin për arritjen e FSK-së. FSK-ja ka synimi primar integrimin në NATO dhe kontributin për paqe”, tha Mehaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale