Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave që do të diskutohen nga deputetët është është debati parlamentar ku kryeministri Albin Kurti pritet të flas për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashingtonit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ditë më parë ka njoftuar se LDK ka thirrur këtë debat parlamentar për marrëveshjen që është përkrahur edhe nga Administrata Biden.
Gashi ka thënë që duan të dinë se cili është qëndrimi i qeverisë për këtë marrëveshje, teksa shtoi se presin që prezent në seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.
Njoftimi i plotë nga Kuvendi:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,
4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran