Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim ndaj një qytetari që i sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë. Sipas njoftimit derisa policia ishte duke i kërkuar dokumentet e veturës që ishte e parkuar në vend të gabuar, i dyshuari i ka ofenduar ata e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht.
Sipas njoftimit, pas kësaj ngjarje, zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
” Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.07.2021, në ora 00:15 minuta, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan, i pandehuri ka sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme të rëndit publik, ashtu që deri sa të dëmtuarit – zyrtarët policorë F. S. dhe G. A., kishin kërkuar nga A. I.(2) që të largonte veturën dhe i kishin kërkuar dokumentet e nevojshme për qarkullim në rrugë publike, në ato momente ka ndërhyrë i pandehuri A. I.(1), i cili i kishte thënë vëllait të tij A. I.(2) që të mos i dëgjonte urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishin shtyrë të njëjtit, duke i fyer me fjalë të rënda, e më pas edhe i sulmojnë me duar, me ç’rast zyrtarët policorë detyrohen që të kërkojnë tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjilan, 06.07.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. I(1).
Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.07.2021, në ora 00:15 minuta, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan, i pandehuri ka sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme të rëndit publik, ashtu që deri sa të dëmtuarit – zyrtarët policorë F. S. dhe G. A., kishin kërkuar nga A. I.(2) që të largonte veturën dhe i kishin kërkuar dokumentet e nevojshme për qarkullim në rrugë publike, në ato momente ka ndërhyrë i pandehuri A. I.(1), i cili i kishte thënë vëllait të tij A. I.(2) që të mos i dëgjonte urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishin shtyrë të njëjtit, duke i fyer me fjalë të rënda, e më pas edhe i sulmojnë me duar, me ç’rast zyrtarët policorë detyrohen që të kërkojnë tretman mjekësor.
Me këto veprime, i pandehuri A. I.(1) dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që aplikimi i masave të tjera do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport