Në Izrael është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) në tre muajt e fundit për shkak të variantit Delta i cili u identifikua për herë të parë në Indi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 343 persona rezultuan pozitivë me COVID-19, që është numri më i lartë i rasteve ditore në Izrael në tre muajt e fundit.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se në vend janë 35 pacientë në gjendje të rëndë dhe më shumë se gjysma e tyre janë persona që nuk janë të vaksinuar.
– 90 për qind e rasteve janë shkaktuar nga varianti Delta
Lajmet në mediat lokale thonë se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael u shkaktuan nga varianti Delta i identifikuar për herë të parë në Indi.
Izraeli, i cili arriti të kontrollojë pandeminë falë vaksinimit dhe ku masat kundër COVID-19 janë lehtësuar që nga shkurti, numri i rasteve ditore ra nën 20 në fillim të muajit të kaluar.
Numri i rasteve aktive në vend, i cili ra në 216 më 6 qershor, u rrit në 2.597 me rritjen e ditëve të fundit./AA/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës