Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Danimarka do të dhuroj 250 mijë doza të vaksinës Astra Zencea për Kosovën.
“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Zemaj ka thënë se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.
“Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...