Pas disa javësh përmirësimi, numri i infeksioneve të reja COVID-19 në Kataloni po rritet përsëri.
Plazhet e Barcelonës ishin të mbushura me diell dhe notues këtë të dielë teksa numri i rasteve të reja është jashtëzakonisht i lartë tek të rinjtë midis moshës 10 dhe 29 vjeç, shkruan AP.
Ndërsa kufizimet filluan të lehtësoheshin në të gjithë vendin në qershor, qendra e Barcelonës dhe qytete të tjera u mbipopulluan nga njerëzit.
Sipas shifrave zyrtare, të shtunën në Barcelonë u regjistruan pesë mijë e 379 raste të reja me COVID-19 duke e quar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 726 mijë e 544.
Kujtojmë se deri tani kundër COVID-19 janë vaksinuar mbi tre milionë njerëz që i bie rreth gjysma e popullësisë.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...