Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëheri edhe lider i kësaj partie, thotë se miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 shënon një nga aktet më të rëndësishme, me anë të të cilit u institucionalizua kërkesa e vazhdueshme e popullit të Kosovë për liri dhe pavarësi.
“Kjo shënon kthesën historike dhe një ndër momentet vendimtare në rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi e demokraci, që i hapi rrugë ndërtimit të shtetit të Kosovës”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas tij, 2 Korriku shënohet si ditë e vlerësimit të qartë të vizionit dhe vullnetit të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi të vendit, vullnet ky që u realizua me sakrificën, angazhimin dhe përpjekjet e kahershme të gjeneratave të tëra.
“Historia e Kosovës është ndërtuar në shtyllat e lëvizjes paqësore të viteve 90 dhe luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu