Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 2 Korrikut ditën e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është njëra ndër ngjaret përcaktuese dhe qartësisht orientuese që i paraprinte idesë fillimisht të trajtimit të barabartë të Kosovës si pjesë e federatës së RFJ-së, dhe më vonë edhe si platformë për krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik.
Deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe ishte edhe sot e kësaj dite mbetet si njëra ndër momentumet më të rëndësishme të artikulimit të vullnetit politik të një populli të shqypur dhe të diskriminuar ndër dekada.
Sot, tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kosova është shtet i pavarur dhe ndonëse me probleme dhe sfida të shumta, prandaj ne nuk guxojmë asessi ta lejojmë zbehjen e këtij projekti për të cilin u flijuan gjenerata të tëra.
Në këtë ditë të rëndësishme, u shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, që ta artikulojnë vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi dhe t’i hapin rrugën Kosovës drejt shtetformimit”, thuhet njoftim./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...