Policia në Prizren zbulon vendndodhjen e personit të zhdukur
Me datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, e lindur ne vitin 2005, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur.
Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, Sektori i Hetimeve Rajonale, pas një pune intensive ne teren sot është arritur te gjendet e mitura , rreth orës 14:30 ne qytetin e Ferizajt.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit është dërguar për strehim institucional të përkohshëm, me çka u pajtuan edhe prindërit e të miturës qe ishin të pranishëm ne stacion. Viktima ishte ne gjendje te mirë shëndetësore. Lidhur me ketë rast hetuesit rajonal do ti vazhdojnë hetime ne lidhje me ketë rast. Te gjitha veprimet do te jen te koordinuar me prokurorin e shtetit./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...