Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur Liqeni e Ujmanit si një pronë të Serbisë.
Ai ka deklaruar se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka një opsesion të fort ndaj gjithçka që është serbe, duke përmendur kishat, manastiret, festat kombëtare, historinë. Ai po ashtu ka përmendur edhe veriun e Kosovës dhe Liqenin e Ujmanit.
“Një raport i tillë është i kuptueshëm – kur nuk e ke tënden, e merr të huajën. Për këtë arsye ai po tenton që opinionit t’i hedh pluhur syve se Ujmani është pronë e të ashtuquajturës Kosovë, dhe se në veri mund të shkoj kur t’i teket”, ka thënë Petkoviq, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...