Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmirsuar gabimin e saj në një postim në Twitter, ku kishte ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.
Ajo në postimin ku kishte njoftuar për takimin që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, kishte vendosur flamurin e OKB-së në vend të ati të NATO-s.
Ky gabim i saj ngjalli reagimi që bërë që diplomatja kosovare ta ndryshoj atë.
“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, ku folëm rreth vizitës së tij në Kosovë që do të bëhet me 1 korrik. Mirë të shoh angazhimin rreth sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do të harrojë kurrë që shpëtuat vendin tonë dhe njerëzit tanë në momentet më kyçe”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Twitter./arbresh.info/


“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania